Avokati i Rigels Rajkut, i njohur me emrin e tij artistik si “Noizy”, Besnik Berisha, ka thënë se Noizy, kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor.
Ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës, se kundërligjshëm po vepron duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor, sepse sipas Avokatit këmi të bëjmë me lëndim të lehtë. E për këto vepra sias tij nuk arsyetohet as urdhërarresti dhe as paraburgimi.
E plotë:
Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.
Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka.
P.S.
Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni