Policia bllokon rikthimin e Sali Berishës në selinë e PD-së.
Ish-kryeministri pas largimit rreth orës 13:15 minuta selia blu tentoi që të rikthehet sërish, por policia i bllokoi rrugën duke mos e lejuar liderin historik të PD-së dhe mbështetësit e tij që të kalojnë nga krahun i Piramidës në anën tjetër të bulevardit ku ndodhet selia e PD-së.
Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj janë rrethuar nga policia e shtetit pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.