Ishkryeministri Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën pritet luftë.
“Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë
Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një cështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë.
Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës” deklaroi ai nga seanca e Kuvendit.
Ai shtoi se nëse preket Kosova nga serbët, atëherë shqiptarët do të reagojnë si një komb
i vetëm. “Në rast se xhelatët sulmojnë, shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka të bëjnë cdo gjë, kudo
ku jetojnë në treva e cdo pëllëmbë shqiptare”.