-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

Djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.

Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha, shkruan se kartolina e Ramës për Vitin e Ri, është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës

Postimi i Shkëlzen Berishës:

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”, shkruan ai.

Ditën e sotme, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën.

Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sakaq, Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët bashkëjeton.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img