4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Kurti i vari teneqenë Ramës

Pak pasi deklaroi në krah të Kryeministrit Rama se Franca pezullon vizat pwr Kosovës, erdhi edhe reagimi i ish-Kryeministrit Berisha ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

“Prisja që presidenti i respektuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës, nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është, por të mendohet se mund të ecet me ‘locus mi’oris’ rezistence nuk funksionon. U provua kjo. Ai që kryen një agresion, që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake, dhe nuk e ka dënuar, shpall zinë. Nëse duam të zgjidhim problemin t’i vlerësojmë gjërat me objektivitet. Presidenti Macron ka pasur një problem me vizat dhe para 3 vitesh, problemi i tij kryesor ishte krimi i organizuar shqiptar, të cilin e siguroj presidentin se ka vetëm një kokë meduze dhe ai është Edi Rama. Kjo është e vërteta. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët, ua them, shumë herë më të ulët se Shqipëria. Ka, nuk them që nuk ka krim të organizuar, por Shqipëria është ku e ku”.

Në një tjetër dalje ish-Kryeministri Berisha ndonëse e cilësoi ngjarjen më të madhe për rajonin Samitin e Procesit të Berlinit, vuri në shënjestër të akuzave Kryeministrin Rama për qëndrimet e mbajtura ndaj udhëheqjes politike të Kosovës.

“Kurti nuk ra në kurthin e tyre dhe megjithëse Rama nuk kurseu gjë për ta irrituar dhe dekurajuar, në mënyrë që të refuzonte ardhjen në Tiranë, kjo nuk ndodhi. Albin Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte”.

Pa komentuar nuk la edhe deklaratën e bërë nga Kryeministri grek Mitsotakis për çështjen “Beleri , pak përpara nisjes së samitit”.

“Kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane”.

Sipas Berishës, samiti nuk kulmoi me një deklaratë që të mbetet si një dokument themelor historik i tij, por nga ana tjetër për ish-Kryeministrin ai varrosi projektin ruso-serb të “Ballkanit të Hapur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img