Site icon PrishtinaPress

Berisha ironizon me qeverinë Kurti: Pas urës së Saradranit, kanë instaluar edhe mikrofonat në kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë Kurti, duke thënë se për katër vite kanë arritur me sukses t’i rregullojnë pjesët teknike në Kuvend dhe ta rregullojnë urën në Saradran, një fshat në Istog.

“Po më gëzon një fakt që Kuvendi i Kosovës i ka rregulluar mikrofonat. Pas urës së Saradranit, kanë arritur që pas katër vjetësh t’i rregullojnë pjesët teknike. Edhe tash kemi mundësi me debatu për këto punë të mira që po i bëni, unë ju përgëzoj për këto punë”, u shpreh Berisha.

 

Exit mobile version