Kreu i Partisë Demokratike, nga Foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet projekt-rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, i ka kujtuar edhe një herë kryeministrit Edi Rama se kur ai shiste ikona të vjedhura në Paris, PD “dilte në ballë të luftës e kërkonte një qëndrim një komb.”
Sali Berisha tregoi nga celulari i tij një foto nga mitingu i vitit 1998 kur bëhej thirrja për “një qëndrim, një komb” si dhe një video gjatë së cilës shfaqej ai bashkë me Thaçin e Krasniqin në Selinë Blu.
Kurse, nga ana tjetër rivali i tij politik, sipas Berishës, “merrej me afera të zeza.”
Qëndrimi anti-shqiptar të kësaj pseudomazhorance ndaj rezolutën për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Vasalitet i Ramës ndaj Vuçiçit.
Një vasal, një argat pa moral, pa nder nuk stepet para gjakut të tyre, por me urdhrin e padronit nuk e pranon Infanticid. Ato janë jetë fëmijësh të marra të gjitha vetëm se ishin të etnisë shqiptare…Nuk mund të mbulohet ky qëndrim çnjerëzor para të gjithash e më pas anti-kombëtar. Çështja e Dick Marty, një mashtrues del këtu e përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. U kujtoj shqiptarëve se në shtator 2011, në sallën më prestigjoze të planetit, atë të OKB ka denoncuar raportin e Dick Marty-t. Ato që shkurhen në raport janë shpifje, citoj fjalën time. Nuk i marr të gjithë socialistët, njoh kontributin e disave prej tyre, por nuk harrohet kur shefat e kësaj partie thoshin që do vijnë Rambot e Amerikës të shpëtojnë Kosovën. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk është e vërtetë që është votuar në KE. Është votuar rezoluta, në të cilën nuk ka asnjë fjalë, as për organe, as për Shtëpinë e Verdhë… Unë këtë rezolutë e mbështes, por ata vetë duhet ta hidhnin Martyn në gjykatë, padi civile për shpifje. Dy fjalë kam këtu për zotëritë lidhur me qëndrimin e PD-së,” tha Berisha. /abcnews.al/