-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësuesve të saj në gjyqësor

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Në një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të “ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”.

“Javën e kaluar u informova se kam informacion për dy burime, së fundmi guvernatorja (Yuri Kim) bën takime për procesin gjyqësor. I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, ambasadorja Kim ka pasur takime për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

“Kam 3 burime që më thonë se ka ndërhyrje të Kim në gjykatë. Nëse autoritetet e SHBA kërkojnë prova për këto informacione, unë do u tregoj gjithçka”, shtoi ai.

Ish-kreu i PD tha se ndërhyrja e ambasadores në çështjen e opozitës është “qesharake”.

“I them që ka marrë fund koha e lojës dhe diktimit të akuzave që duhet të bëjë opozita”, shtoi Berisha.

Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka njohur Kongresin e organizuar nga ish-kryeministri Berisha, ndërkohë kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeja e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Berisha lëshoi akuza të tillë për ambasadoren Kim edhe një javë më parë. Yuri Kim përmes një reagim në rrjetet sociale iu përgjigj indirekt ish-kryeministrit Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img