Site icon PrishtinaPress

Berisha: Hashim Thaçi nuk është njeri i çmendur që refuzoi emërimin e Lajçakut

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se çështja e Veriut zgjidhet vetëm me diplomacinë amerikane, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk e ka atë forcë.

AI përmendi emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se Hashim Thaçi “nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e tij”.

“Hashim Tha֛i nuk ka qenë njeri i çmendur që ka refuzuar emërimin e Lajçakut e takimin me të”, ka thënë Berisha, duke kërkuar që “të lexohet biografia e Lajçakut”.

Ndërkaq, Berisha tha se Kurti akoma pa i fituar zgjedhjet është takuar me Lajçakun.

Ai po ashtu ka deklaruar se Rusisë “i konvenon konflikti”, duke thënë më pas se Kosova ka nevojë për SHBA-të.

Për këtë, Berisha tha se “nëse Serbia sulmon atëherë merr fund”, duke shtuar se “nuk ka gjasa Serbia ta zhvillojë luftën jashtë territorit të saj”.

Exit mobile version