16.7 C
Pristina
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

spot_img

Berisha: Gratë e PS, si dashnoret e Gadafit/ Kreu i PD i rikthehet baltës që hedh në Kuvend ndaj femrave socialiste

Pasi mbrojti burrat, Berisha ul për kafe me gratë, ulur në mes të Albana Vokshit, kryetare e Forumit të Grave dhe Adriana Kalasë, e dërguara e tij e posaçme në protestat e Erion Veliajt.

Gratë e tij iu ankuan për fjalorin e Ramës, por në këtë Berisha ndan të njëjtin mendim me rivalin e tij. Edhe gratë demokrate janë dyfish më të afta se burrat e tyre.

“Jeni më eficcente se burrat, jo njësoj, jo njësoj, jeni më efiçente”

Por, në fund doktori ju dorëzua vesit të vjetër. Ndryshe nga Rama, Sali Berisha shquhet për fjalorin e lirshëm, kur vjen puna për të sulmuar gratë socialiste.

“A e shihni ju, zonjat e partisë tjetër. Unë duhet të kem respekte për to, për nga natyra, duhet të kemi respekt. Por kur dëgjoj që, këndojnë këngën e Ramës, as pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kjo nuk ndodhte me pasardhësin, ajo e fillonte e mbaronte fjalimin, kushtuar Enverit. Por për to, ekziston vetëm Rama”.

Në fund Sali Berisha ruajti ofendimin e tij të zakonshëm ndaj çdo femre socialiste që angazhohet në parti. Sipas tij ato me Ramën nuk ndajnë vetëm idealet politike, por edhe diçka tjetër.

“U detyrova njëherë në parlament, të dal nga kodi, u thashë mos u sillni si boidugardet e Gadafit. Edhe ai i zëvendësoi bodiguardët me bodiguarde. “

Sali Berishes shtëpia e tjetrit, i duket si Big Brother.

“Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij.”

Por për ta fituar këtë reality show, ka zgjedhur si kandidate, ish banoren e Big Brother, Julia Ilirjanin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img