Site icon PrishtinaPress

Berisha: Gjendja shëndetësore e kryetarit të Malishevës mbetet e rëndë, por ka parametra premtues

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka thënë se gjendja e kryetarit Ragip Begaj mbetet e rëndë.

“Sot është dita e 20 nga ku kryetari Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Dy ditët e para ka qëndruar në shtëpi, ndërsa më pas është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në dy tre ditët e fundit ka një shpresë, ndryshe gjendja është e rënduar. Janë disa parametra premtues dhe po shpresojmë se në ditët e ardhshme do të përmirësohet. Por hë për hë gjendja e tij mbetet e rënduar”, ka deklaruar Berisha në RTV Dukagjini.

Duke folur për situatën e përgjithshme me coronavirus në Malishevë, Berisha thotë se kjo komunë ndodhet në zonën e gjelbër, përcjell Telegrafi.

“Nga dita e parë deri më sot, në Komunën e Malishëvës janë të prekur 345 persona. 260 janë shëruar tashmë, 25 kanë vdekur ndërsa 60 raste janë aktive. Me përjashtim të pesë pacientëve pjese tjetër e rasteve aktive janë në fazën e fundit të shërimit”.

Berisha thotë se megjithatë në dy-tri ditët e fundit edhe në këtë komunë ka shtim të rasteve aktive me coronavirus.

Exit mobile version