2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Fenomeni “Faton Hajrizi” është rezultat i pasojave të luftës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka deklaruar se fenomeni “Faton Hajrizi” është rezultat i pasojave të luftës.

Ai ka kritikuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare që nuk janë marrë asnjëherë seriozisht me pasojat e luftës në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ka raste të shumta që kanë pasur nevojë për trajtim. 

“Fenomeni “Faton Hajrizi” eshte rrezultat i pasojave te luftes me te cilen shoqeria jone nuk eshte marruar asnjeher seriozisht ose e ka injoru. Qindra per mos me then mijera raste kane ndodhur pas luftes, ndoshta jo te permasave te Fatonit, e qe shoqeria jone nuk i ka analizu ose i ka trajtu si aksidentale, por qe nuk fakte kane nje origjinen si pasoj e asaj qe ka ndodhur gjate viteve 1998/99”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se për këto pasoja një mik i tij kanadez e kishte paralajmërua qysh në vitin 2021.

“Nje mike kanadez nga provoja vete qe kishte ne vende ku ka pasur luftera e qe ishte me mision pas luftese ne Kosove, me 2001 me pate then, pasojat e luftes do ti vuani pas disa viteve… dhe vertet ashtu po ndodhe! Qindra ish luftetar te UÇK-se, por edhe qytetare kane ber vetevrasje dhe askush nuk e ka trajtu kete fenomen, pse po ndodhen!?”, ka shkruar Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img