1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën.

“Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”, thotë Berisha.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmëroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht për aktin e tyre të pashembullt”, shkruan a

Ndërkaq, më herët, veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati, i ndaluar në Shqipëri shkaku i një fletarresti në Interpol dërguar nga Serbia, është liruar.

Ministria e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se pas njoftimit të kreut të OVL UÇK-së, për ndalimin e Kastratit, ajo e kishte kontaktuar menjëherë homologun Gent Cakaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img