Site icon PrishtinaPress

Berisha: E keqja e madhe në Kosovë quhet Albin, vetëm uniteti qytetar garanton fitoren mbi këtë të keqe

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bashkohen rreth një fronti politik.

Ai ka bërë me dije se vetëm ky unitet mund të shpejtojë Kosovën nga e keqja më e madhe, që, sipas tij, është Albin Kurti.

“Është koha që të bëhemi bashkë rreth një fronti politik kundër të keqes së madhe që ka përfshirë Kosovën, e keqe e cila është në pushtet fal njerëzve që i është bërë lavazh truni me propagandë të Sputnikut rus dhe Tanjugut serb”, ka thënë Berisha, në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se disa mbeturina të Serbisë vazhdojnë të qëndrojnë në Qeverinë e Kosovës.

“Është një moment jetik që të bëhemi bashkë dhe kësaj të keqe të madhe t`i japim fund, e keqja e madhe, e cila në një formë është e barabartë edhe më të keqen e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Vetëm uniteti i pat dhënë fund asaj të keqe që quhej Serbi, mbeturinat e të cilës, për fatin e keq, vazhdojnë të jenë nën ombrellën e Albin Kurtit në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Berisha

Exit mobile version