Site icon PrishtinaPress

Berisha: Dje kishim luftë me Serbinë

Avokati, Besnik Berisha në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova u shpreh se dje kishim luftë me Serbinë.

Ai tha se serbët nuk ishin përgatitur ta nisin aty atë operacion, por sipas tij, u nis më herët dhe siç u shpreh ai, u dekonspirua si operacion.

“Unë besoj se këtu dje kishim luftë me Serbinë, por jo me Serbinë e vërtetë të dialogut, por me Serbinë e vërtetë të realitetit, kishim luftë me një tentativë”.

“Vrasja nëse mund ta quajmë nuk ishte aksidentale për heroin tani të ndjerë, por nuk ishin përgatitur ta nisin aty, u nis më herët dhe në njëfarë forme u dekonspirua si operacion”, u shpreh tutje Berisha.

Exit mobile version