1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha deklarohet pas operacionit: Vetëdijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës”

Deputeti I Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, është deklaruar përsëri pas aksidentit që pësoi disa ditë më pare, shkruan Gazeta Demos.

Berisha ka falënderuar një zyrtare të policisë duke e quajtur “engjëlli im mbrojtës” që sipas tij ajo i dha ndihmën e parë dhe u përkujdes deri sa u transportua në QKUK.

Tutje ai ka falënderuar kolegen e tij Time Kadrijaj.

”Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!”.

Deputeti Berisha ka falënderuar edhe ekipin mjekësor që u kujdes për operimin e tij të udhëhequr nga Dr. Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike si dhe Policinë e Kosovës.

‘’Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta.’’

 ‘’Per operimin dhe kujdesin,dua të falënderoj ekipin e udhëhequr nga Dr. Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike, që me përkushtim po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sime dhe të shumë qytetarëve tanë që aktualisht janë duke u trajtuar në këtë Klinikë. Nuk mund t’i them vetëm faleminderit, por i inkurajoj të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyer’’, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i tij:

Të dashur miq dhe dashamirë,

Si njeri, si deputet dhe si Kryetar i Komisionit për Siguri, gjithmonë kam synuar të përdor zërin dhe kontributin tim për të forcuar sigurinë njerëzore. Kam tentuar me të gjitha forcat të nxis ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë në rrugë, duke qenë dëshmitar i shumë humbjeve të jetëve në trafik.

Fatkeqësisht të Henën, u përfshimë në një aksident jo të lehtë në e vendin e njohur i “Kroni i Mbretit.”

Në përpjekje për të qetësuar shqetësimet e shumta që keni shprehur, po ndaj këtë përvojë me ju.

Per ata qe e kane perjetuar kur peson aksident, jane ato momentet kur te shfaqen fytyrat e femijeve dhe njerezve te dashur. Vetedijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës” qe erdhi në formën e një policeje nga Gjilani.

Ajo më dha ndihmën e parë në mënyrë profesionale,dhe u perkujdes per ne derisa u sigurua transporti. Do te doja shume ta gjej dhe falënderoja personalisht.

Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!

Më pas, bashke me Pellazgun morem ndihmën e nevojshme në emergjencën e QKUK-së nga ekipi i jashtëzakonshëm i front-liners, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës.

Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta.

Per operimin dhe kujdesin,dua të falënderoj ekipin e udhëhequr nga Dr. Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike, që me përkushtim po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sime dhe të shumë qytetarëve tanë që aktualisht janë duke u trajtuar në këtë Klinikë. Nuk mund t’i them vetëm faleminderit, por i inkurajoj të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyer.

Pafundësisht ju falënderoj të gjithëve për vizitat, thirrjet dhe mesazhet e shumta. Jau kthefsha për të mirë! Një falënderim i veçantë për shokët dhe familjen që më qëndruan pranë çdo moment gjatë këtyre ditëve.

🔜Shpresoj që nesër Dr. Arberi do të më lirojë për në shtëpi, dhe mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve.

Së fundmi, një mesazh për të rinjtë:

✔️“Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Por, mos harroni që rripi i sigurimit është ai që mund t’ju shpëtojë jetën në momente të papritura”!

Me respekt të thellë,

Beke Berisha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img