-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Banditët në veri po sulmojnë mediat që po pasqyrojnë sulmet e tyre kriminale

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se ekipet e mediave kanë qenë objekt kryesor i sulmeve në protestat e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se protestuesit serbë kanë përdorur mjetet të forta ndaj ekipeve të mediumeve shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it. Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Aleksandar Vuçiq, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit. Këta banditë kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë”.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img