Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se po dëmton Kosovën, duke cenuar sovranitetin e qeverisë së Prishtinës me nismën e Ballkanit të Hapur.
“Ballkani i Hapur është një projekt, i cili synon absolutisht asgjësimin e Kosovës, një copëtim që në kohën e Millosheviqit është ofruar me dhjetëra herë”, tha Berisha.
Nga Mirdita, Berisha e cilësoi fatkeqësi faktin se Shqipëria feston 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën drejtimin e Edi Ramës.