-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Berisha akuza ndaj pozitës: Po shkoni drejt tradhtisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, u largua nga salla e Kuvendit duke thënë se në vend që të diskutohet për çështjen e sigurisë në veri të vendit, deputetët po flasin për energjinë elektrike.

Sipas tij, kjo rrëshqitje e debatit është tradhti e vendit, derisa po largohej nga seanca tha se mund t’ia heqin edhe mëditjen e pjesëmarrjes.

“Kam paralajmëruar që këto aktivitete në veri e kanë një prapavijë dhe ajo që kam paralajmëruar po bëhet realitet. Ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit. Ju sot keni thirrur seancë për energjinë dhe po e fyeni inteligjencën e qytetarëve dhe Kuvendit. Kur kam dëgjuar se kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është projekt i mirë, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë, shumë shpejt do ta beni edhe një hap dhe do ta merrni emrin e merituar. Unë nuk do të jem pjesë e kësaj seance”, deklaroi Berisha.

Ndaj fjalimit të Berishës ashpër kanë reaguar deputetët LVV-së, derisa për këtë i ka reaguar edhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.

“Z.Berisha nuk je në temë”, u shpreh Konjufca.

Berisha, i revoltuar u shpreh se pozita po dëshiron ta prezantoj situatën e vendit sikurse nuk po ndodh asgjë, ndërsa anën tjetër nuk po dihet nëse Kosovës po i ndodh tradhti apo se çfarë pritet të ndodhë me situatën në vend.

Berisha nuk pranoi të jetë pjesë e këtij debati dhe u largua nga seanca e kuvendit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img