Kuvendi i Serbisë ka votuar për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Rade Basta, në seancën e së martës.
Si ministër në qeverinë në Beograd, ai ka përkrahur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se Serbia po paguan një çmim të rëndë për moszbatimin e tyre.
Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës.
Kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq në fund të qershorit dërgoi në parlament kërkesën për shkarkimin e ministrit me propozimin e partnerëve të koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar.