Anëtari i Chelseat, Cole Palmer e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Premier League, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Palmer ka shënuar 22 herë në ligë, teksa ka shtuar edhe 10 asistime, duke u përfshirë në total në 32 gola në 33 paraqitje gjatë kësaj kampanje në elitën e futbollit anglez.
Para tij në listën e golashënuesve më të mirë është vetëm Erling Haaland, i cili ka realizuar 27 sosh.
Palmer është lojtari i vetëm i Chelseat që e ka fituar këtë çmimin, që nga sezoni 2019-20, kur për herë të parë e mori Trent Alexander Arnold.
Para ditëlindjes së tij të 22-të, ai u bë vetëm lojtari i tretë në historinë e Premier League që kontribuon më shumë se 30gola në një sezon të vetëm, ndërsa ishte 21 vjeç ose më i ri.