4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Bëri manovër të rrezikshme, deti u bë i kuq”, dëshmitari ndan detaje rrëqethëse nga tragjedia

Pushuesit e pranishëm dje në Himarë kanë parë tmerrin me sy pasi skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada, e cila ishte duke u larë me të atin.

Një dëshmitar okular ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes.

“Isha me dy miqtë e mi dhe po konsumonim një kafe rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes, në breg të detit, kur një skaf është afruar shumë pranë bregut. Personi është afruar me skafin e tij, ka qenë një skaf i madh i bardhë, me dy motor të fuqishëm dhe është afruar shumë afër bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë, kanë qenë shumë fëmijë, shumë prindër të cilët ishin bashkë me fëmijët e tyre po laheshin në një thellësi jo më shumë se 1 metra, shumë pranë bregut. Kjo është një zonë që gumëzhin nga lojërat e fëmijëve, është një zonë e frekuentuar shumë nga fëmijët.”

Ai tha se në momentin që u afrua në breg me skaf, Tase po priste për 5-6 person të tjerë që të hipnin. Sipas tij, në momentin që skafi ka bërë mbrapa, pushuesit i kanë bërtitur që të ndalonte, pasi i kaloi sipër disa personave, por kjo nuk ka ndodhur.

“Në momentin e afrimit të gomones, personi së bashku me një grua tjetër e cila ishte me rroba banjo të zeza, po priste 5 apo 6 persona të cilët do t’i hipnin skafit. Në ato momente, pasi këta persona kanë hipur, personi ka tentuar të bëjë mbrapa, të zmbrapset nga bregu dhe në atë moment ne u alarmuan. Miku im u ngrit me vrap për të shkuar. Të gjithë pushuesit i bërtitën skafistit të ndalonte, sepse në atë momente që ai bëri mbrapa dhe u vu paralel me bregun e detit të gjithë fëmijët dhe njerëzit u lemeritën. Sepse skafi me këtë lëvizje i kaloi sipër pushuesve dhe njerëzve që po notonin aty. Skafi i kaloi sipër dhe babait të vajzës.”

Në një intervistë për Euronews, dëshmitari tha se ishin të shumta thirrjet “ndalo”, por Tase nuk ka dëgjuar. Në një moment ai bëri një manovrim të rrezikshëm si xhirim gomash. Për një moment deti filloi të bëhej i gjithi i kuq.

“Të gjithë po i thonim stop por personi nuk na dëgjoi. Ai ishte dhe momenti fatal, momenti i dytë kur nga paralel nga bregu i detit bëri një manovër si xhirim gomash. Ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi dhe menjëherë sa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë që deti filloi të bëhej i kuq i gjithi. Njerëzit të gjithë vrapuan dhe tentuan ta tërhiqnin skafin drejt bregut se ai person ishte aq gjakftohtë sa tentoi të largohej, edhe pasi kishte goditur vajzën. Pas kësaj pashë babain që nxori vajzën, trupi i saj ishte i sakatuar. Nuk do më hiqet kurrë nga mendja ai imazh.”

Ai theksoi se babai i Jonadës luftoi me skafin, por pa mundur ta shpëtonte vogëlushen e tij.

“Babai i vajzës ishte në det, babai i vajzës luftoi me skafin. E shihnim kokën e babait që shkonte anash skafit, njëherë nga ana tjetër e skafit. Me sa pamë ne ishte babai i vajzës ai i cili e nxori./Abcnews.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img