0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Berati, qyteti i bukurisë dhe energjisë shëruese!

Ka disa vende në botë, ku përjeton një lidhje ndryshe me hyjnoren, ku përfshihesh nga një energji e rrallë, së cilës nuk arrin t’i japësh dot shpjegim, e ku përqendrimi në nivelin shpirtëror është shumë më i madh.
Liqenet e Rilas në Bullgari kryesojnë listën e 10 zonave të tilla në botë, ku njerëzit që kalojnë natën atje shohin ëndrra të çuditshme e përjetojnë eksperienca, sikur nuk janë të kësaj toke.
Janë disa vendet që numërohen si të veçanta për energjinë e tyre, që e lidh shpirtin e njeriut drejtpërdrejt me kozmosin, siç është arkipelagu i Socotras në oqeanin Indian; rrafshnalta Uluru në Australi, ku njerëzit thonë se kanë përjetuar vizione; ishulli i Pashkëve, njëra prej vendeve më të izoluara në botë dhe shtëpi e disa statujave gjigante, që asnjeri nuk e di se kush i ka krijuar; Stonehenge, monumenti më i famshëm megalitik i botës; apo piramidat boshnjake, që datojnë përpara 12.350 vitesh.
Por, në listën e këtyre zonave kaq të veçanta figuron edhe një qytet shqiptar: Berati. Ai përshkruhet si krenaria e arkitekturës sonë. Qyteti i ndodhur nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson një kombinim të mrekullueshëm të kulturës së Lindjes e asaj të Perëndimit, një gërshetim traditash e zakonesh.
Konsiderohet gjithashtu një thesar në historinë e Shqipërisë dhe dëshmi e harmonisë mes fesë dhe kulturës.
Por, në Berat, njerëzit kanë përjetuar edhe një energji të fuqishme shpirtërore shëruese. /TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img