2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Berat Rukiqi i bashkohet LDK-së

Pas Doarsa Kica-Xhelilit, Visar Azemit dhe Shqipe Pantinës, e shumë tjerëve, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka aderuar edhe një figurë e njohur e skenës publike. Partisë së Abdixhikut i është bashkuar ekonomisti dhe ndërmarrësi Berat Rukiqi.

Ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka marrë vlerësime të larta nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Rukiqi do t’i  japë vlerë projektit tonë politik.

“Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i  japë vlerë projektit tonë politik”, tha tutje Abdixhiku.

Përveç që ka qenë në krye të Odës Ekonomike, Rukiqi ka qenë anëtar bordi edhe në Millennium Foundation Kosovo. Ai ka udhëhequr për katër vite edhe Bordin e Koorporatës Energjetike të Kosovës. Tash e 15 vite ligjëron në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe është po ashtu bashkëthemelues i kompanisë “Trosha”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img