2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Berat Lahu reagon ndaj akuzave të Qendrës së Vetëvendosje-s: “Shpifje dhe Manipulime të Pabaza”

Asambleisti Berat Lahu ka reaguar ndaj një komunikate të lëshuar dje nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke e quajtur atë të pabazuar dhe shpifëse, raporton PrishtinaPress.

Ai ka theksuar se gjatë një seance të Kuvendit Komunal, në asnjë moment nuk ka akuzuar Kryeministrin Kurti, por ka shprehur shqetësimin se është abuzuar me emrin e tij dhe të kryesisë qendrore, veçanërisht në lidhje me çështjen e këmbimit të pronave në Badoc.

Lahu ka mohuar akuzat që ai ka kontrabanduar buxhetin dhe ka mundësuar realizimin e interesave të Devollëve, duke theksuar se asnjëra nga këto akuza nuk ka bazë.

Ai ka sqaruar se për votimin e Buxhetit, ka pasur një vendim të marrë nga kryesia e qendrës dhe Gëzim Sveçla, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, ndërsa për zgjerimin e kufirit të zonës ekonomike, Lahu ka thënë se nuk ka përkrahur këtë propozim.

Ai ka mohuar gjithashtu akuzat për “pazare me oligarkë”, duke e cilësuar këtë si një shpifje të pastër dhe ka theksuar se ka kundërshtuar shpesh interesat e Devollëve, si dhe këmbimin e pronave në Badoc. Lahu ka kërkuar që Qendra e Prishtinës të merret me individë të tjerë, si Egzon Azemi dhe Gëzim Sveçla, të cilët sipas tij kanë vepruar në mënyrë provokuese gjatë seancave.

Në fund, ai ka shprehur besimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Kurti, duke i bërë thirrje strukturave të Lëvizjes që të merren me këto shpifje dhe të ndërmarrin masat përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img