9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Berat Buzhala nuk do të ishte gjallë sot” / Baton Haxhiu tregon rrezikun që i kanosej gazetarit

Baton Haxhiu, gazetar, ka alarmuar të martën në Pressing, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje ia kishte dhënë dënimin më të rëndë gazetarit, Berat Buzhala.

Ai ka thënë në Pressing të T7 se Buzhala ishte në mesin e njerëzve çak të Vetëvendosjes, që sipas tij “Buzhala nuk do të ishte gjallë, po të mos ishte kundër një tjetër grup në VV”.

”Për njeriun që I ka vendosur përgjimet, mos harroni që ai njeri ka qenë I dënuar nga Vetëvendosja me aktin më të lartë të mundshëm. Ai e dinë dhe nuk ia fal, unë nuk jam që ai të hakmerret, por mos harro që një njeri që është marrë me gazetari, me gjithë gabimet që ka mundur t’i bëjë në raport me ta nuk guxon ta merr dënimin më të rëndë. Mos të kishin qenë një grup kundër ai nuk do të ishte gjallë më”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka deklaruar se Buzhala për një kohë të gjatë ka pasur truproje.

”Vetëvendosja e ka krijuar grupin e sulmeve të njerëzve, a e gjuan me ve, me hekur, a shkon për ta rrahur. Kur ti e organizon grupin për ta sulmuar dikë kurrë nuk do të dish si do të reagojë tjetri. Berati ka pasur truproje për një kohë të gjatë si gazetar për shkak të Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img