Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka reaguar ndaj deputetës së Vetëvendosjes, Aida Dërguti e cila ditë më parë ka dërguar një letër ITU-së për kodin telefonik.
Për këtë letër në të cilën thuhet se është përdor logoja e Kuvendit të Kosovëës, Beqiri thotë se është abuzuar me të, shkruan Indeksonline.
“Është keqpërdorim i logës së Kuvendit, kjo temë është përfunduar dhe është dashur edhe ne ta kemi këtë letër në duar, është e drejt e deputetëve ta kenë mendimin e saj. Absolutisht nuk qëndron ajo që thoni se keni dërguar letër në emër të të 200 mijë nënshkrimeve sepse kur i mblodhët ju ato”, ka thënë Beqiri.
Ai akuzoi Vetëvendosjen se nuk munden t’ia inponojnë edhe atij mendimin me dhunë sikurse kanë bërë disa herë.
“Unë e them mendimin tim, ju tuajin sepse jeni mësuar me dhunë tua impononi mendimet e tjerve. Është keqpërdor dhe është mirë ta kemi atë shkresë edhe ne. Mendimi është i qartë se po abuzohet shpesh, ka mundur kjo punë të jetë në deklarim në një seanca tjetër. Përfundimisht po abuzohet me logot dhe adresimet në emër të kuvendi të kosovës”, ka përfunduar Beqiri.