Por, Beqiri, deklaron se ky është tentim për devijim dhe shtrembërim të asaj çfarë ka menduar atëherë Rugova.
“Kjo është në vazhdën e tentimit ta devijojë dhe shtrembërojë atë që e ka thënë Rugova”.
“Nëse në një intervistë e ka thënë kalimthi, secili mund ta vërejë se si e ka thënë, kjo nuk duhet të merret argument nga Thaçi se ky ka të drejtë”, thotë, pos tjerash Beqiri.
Beqiri ka deklaruar gjithashtu se Thaçi “nga një njeri që e ka luftuar në të gjithë mënyrat tash po tregohet një imitues i dobët”.
“Por, s’mund ta imitojë ai presidentin Rugova”.