2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Beqiri: Muhaxheri u ngut pak por s’ka lidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të përsëris mbajtjen e zgjedhjeve të reja nacionale.

Në mbledhjen e rregullt javore që LDK-ja mban të premteve sekretari Ismet Beqiri fillimisht ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, i cili për tre muaj gjendej në shërim në Gjermani.

Beqiri tha se kthimi i Mustafës është lajm i mirë për LDK-në, familjen e tij dhe të gjithë Kosovën.

Sipas Beqirit me prezencën e kryetarit edhe mundësitë për veprim të LDK-së janë më të mira ndërkohë që ka vlerësuar punën e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Beqiri tha se në LDK nuk kanë biseduar për zgjedhje brenda partisë ndërkohë që tha se zgjedhje do të ketë në vitin e ardhshëm.

“Në LDK nuk ka kurrfarë përgatitje për zgjedhje partiake, sepse ne në vitin e ardhshëm I kemi zgjedhjet e rregullta që fillon nga 1 janari deri 31 dhjetor 2019. Prioritet I LDK-së për këtë vit janë përgatitjet për zgjedhje të reja nacionale sa më shpejt që është e mundur”, tha Beqiri.

Ai ka përsëritur se kjo është qeveri e pakicës e themeluar me vështirësi dhe siç tha Beqiri e dobësuar dhe me një mori dështimesh.

Sipas Beqirit edhe Kuvendi është jo funksional pasi që sipas tij çdo ligj varet nga opozita e që sic tha Beqiri nuk do të ishte normale për një koalicion qeveritar.

Sekretari Beqiri tha se sjellja e LDK-së ndaj zhvillimeve në vend ka qenë gjithnjë konstruktive dhe për këtë ai ka përmendur votimin e Demarkacionit duke thënë se këto vota I kanë dhënë për qytetarët dhe për faktin se është e njëjta marrëveshje e vitit 2015, sado që dikush e thotë të kundërtën.

Beqiri në konferencë ka folur për ofertën që LDK ka bërë për të gjitha aprtitë për një datë të zgjedhjeve por edhe për paralajmërimet për mocionin për ta rrëzuar Qeverinë.

“Angazhimi ynë është që në një datë të ardhshme, sot s’po e them datën të përgatitemi që të bëjmë një mocion për rrëzimin e qeverisë por që të dyja rastet e para dhe e dyta duhet të bëhet me një koordinim me spektrin opozitar dhe me të tjerët me të gjithë ata që kanë vullnet për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqiri.

Beqiri ka përsëritur se DK do të bëhet pjesë e votimeve të gjitha atyre ligjeve që janë në interes publik, ndërsa kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit.

Cdo tentim të bëhet diçka jashtë kësaj, sipas sekretarit të LDK-së është e e papranueshme dhe nuk pranojnë asnjë shantazh nga Lista Serbe që kanë paralajmëruar për formimin e një asociacioni.

Beqiri në konferencë ka folur edhe për deklaratën e Muhaxherit se ai do duhej të ishte  kandidat i LDK-së për kryeministër.

Beqiri tha se secili në LDK ka të drejtë të kandidojë se dhe ka shumë njerëz meritorë në LDK për këtë post por që tha se në fund vendosin forumet e partisë.

“E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri.

Sekretari Beqiri ka folur edhe në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës e cila sipas tij nuk mund të bëhet pa përkrahejn edhe të miqve ndërkombëtarë e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img