Site icon PrishtinaPress

Beqë Cufaj nxjerrë një foto të para 40 viteve, mesazhi i tij për mësimdhënësit është i madh

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, njëherësh shkrimtar e publicist i njohur, Beqë Cufaj ka publikuar një fotografi të bërë 40 vite më parë. Cufaj ka edhe një mesazh për mësimdhënësit.

Derisa kujton mësuesit e tij, ai thotë se “Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!”.

Shkrimi i plotë:

I  trishtuar por edhe krenar e nxjerri këtë fotografi nga Shkolla Fillore në Carrabreg të Deçanit me shoqet e shokët e klasës.

Foto e shkrepur para më shumë se 40 vitesh.

Në të janë dy Mësues: Miftari dhe Jashari!

Dy MËSUES që Kosova s’i ka patur!

Dhe sot, sot me qindra i ka!

Ne, nxënësit e tyre,  40 vjet mëpas, kujtojmë Mësuesin Miftar dhe Mësuesin Jashar sesi na dhanë atë që quhet: DASHURI për gjuhë shqipe, komb, atdhe, edukatë!

Ne, nxënësit e tyre, ecëm poshtë e lartë, me ngritje e rënie- por kurrë, kurrën e kurrës s’e harruam Misionin e shenjtë që na dhanë: kombin, atdheun, dashurinë, edukatën!

Këtë e dëshmuan Mësuesit tanë- Miftari e Jashari edhe kur provoi t’i shkelë Milosheviqi me regjimin e tij.

Ata s’u dorëzuan.

Dhe na edukuan  të mos dorëzoheshim.

Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!

Pa Mësues/e nuk ka Komb!

Jemi krenar që ju kemi!

 

Exit mobile version