-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Beqa: Raportet më mirë do t’i kishim në diplomaci pa Gërvallën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha sektorët, ndërsa thekson se diplomacia kosovare do të ishte më mirë pa ministren, Donika Gërvalla.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Beqa ka thënë se përplasjet e fundit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë për fushatë elektorale.

“Kjo është çështje e presidentit dhe kryeministrit, konsideroj që këto deklarime në fund të mandatit janë edhe për fushata elektorale, ndoshta u janë prishur pozicionet apo interesat por mund ta them se me bindje se më shumë janë prishje të pozicioneve për interesat e tyre personale sesa kanë ndonjë mos pajtim për interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fatkeqësisht institucioni i presidentes ka qenë pasiv në mandatin e saj nuk ka pasur ndonjë aktivitet që është dashur ta luajë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Presidentja ta luaj atë roli unifikues deri tani ka qenë në shërbim të Qeverisë Kurti”, ka thënë Beqa.

“Sa i përket Qeverisë ka dështuar në të gjitha sektorë të cilat i ka pasur në udhëheqje nuk mund të flasë për ministren Gërvalla, ndoshta mos me pas qenë ministre do të kishim raportet më të mira me diplomacinë sesa me ministren, nuk kemi ndonjë përfaqësim dinjitoz jashtë vendin nuk kemi ndonjë njohje të re, as anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare kredibile me këtë ministre, dështuam edhe në Këshill të Evropës, nuk kemi ndërtim të urave të reja me miqtë. Përkundrazi edhe ato ura që ishin të ndërtuara nga kjo Qeveri e pa përvojë dhe pa vizion, pa strategji janë shkatërruar, fatkeqësisht që dëmi ka shkuar tek qytetarët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img