1.8 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

spot_img

Beqa: Qeveria aktuale nuk ka pasur një agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një intervistë për Ekonomia Online, ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket sektorit të energjisë.

Ai ka thënë se PDK-ja është e para parti që “kur ka marrë qeverisjen e ka stabilizuar gjendjen me energji elektrike”.

“Ne kemi ofruar opsion kur ka fituar Partia Demokratike në zgjedhjet 2007-2008 kur është bërë qeveria Thaçi 1. Ne kemi marrë në atë kohë qeverisjen kur Kosova ishte në terr sa i përket furnizimit me energji elektrike. Dhe pastaj ka pasur një stabilitet enormë derisa kemi pasur 24 me 0 në favor të dritës”.

Sipas tij qeveria Kurti nuk ka pasur një agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë, si dhe as të arritjes së objektivave te energjia ripërtritshme.

“Dhe fatkeqësia është që kjo qeveri me aferë që pat bërë me ambasadorin Berisha, me kryeshefin e KEK-ut Krasniqi me kryeministrin aktual Kurti, i cili është i përzier direkt në aferat e energjisë elektrike apo është i përzier në shitblerjen e energjisë elektrike, këta nuk kanë pasur një agjendë përveç shitblerjes, nuk kanë pasur një agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë, as të arritjes së objektivave te energjia e ripërtritshme. Sa i përketë Partisë Demokratike dhe kandidati Hamza e ka agjendën konkrete si stabilizohet dhe si rriten kapacitetet. Këta nuk kanë marrë asnjë hap as te remonti i termocentraleve aktuale që janë, e lëre më të kenë me pasur asnjë agjendë për gjenerim të energjisë së re”, tha ai për EO.

“Ne kemi parë plot hidrocentrale të cilat kanë qenë aktive. Me qeverisjen e këtij (Kurtit) ne jemi pasivizuar me të vetmen situatë mendoj, me të vetmen arsye që t’i krijojnë mundësi shitblerjes së energjisë dhe përftimit individëve të caktuar”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img