Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë seancës së sotme të kuvendit, ka thënë se standardi që po e krijon partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i papranueshëm.
Ai tha se s’mundët një kryeministër apo disa deputetë ta qortojnë prokurorinë se pse sipas tij, po e lufton korrupsionin e pse po i fut hajnat në burg.
“Është shumë e rrezikshme kur i shoh deputetët nga mazhoranca duke bërë thirrje “liri për shkelësit e ligjit”. S’di ku na con kjo rrugë që ju sot e keni filluar”, është shprehur Beqa.
Ndërsa, për sa i përket emërimit të Përparim Kabashit si ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit të KEK-ut, Beqa tha se edhe ai i ka dy vepra penale.
“Hyn Nagipi në burg, tash bëhet një ushtrues detyre i cili i ngrati edhe ai i kish dy vepra penale. Ish duke u hetuar për thëngjill. Në vitin 2021 e kishte bërë një kontratë në vlerë 1.6 milionë euro e cila ka qenë 50 për qind nën çmimin e tregut. KEK-u në atë kohë i ka shitë Kosova Thëngjillit në çmim në bursë 15 euro tonin, e ju ia keni shitur 8 euro tonin”, tha Beqa,