Site icon PrishtinaPress

Beqa flet për përleshjen: Murati i mori të padëmtuara syzet

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur për përleshjen fizike që pati javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, konkretisht me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

”Syzat i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhë pas një kohe të caktuar i ka vendosur dhe me ato syze ka vazhduar ditën atë ditë”.

Teksa lidhur me këtë incident, edhe ka dhënë detaje për ftesën nga Prokuroria për intervistim.

”Realisht ne e kemi shpjeguar atë që e kemi thënë edhe në media, mendoj që e kemi thënë realitetin dhe çdo herë do ta themi realitetin dhe çdo herë do të përgjigjemi para institucioneve të drejtësisë, besojmë fuqishëm në institucionet e drejtësisë”, tha ai para gazetarëve.

Exit mobile version