Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, ka takuar sot Srećko Sofronijeviqin.
Petkoviq ka thënë se Sofronijeviqi është qëlluar me armë nga Njësia Speciale e Kosovës gjatë aksionit në Veri, shkruan Insajderi.
Petkoviq ka postuar edhe në fotografi nga takim duke theksuar se Sofronijeviq ende po e merr veten nga plumbi që ka marrë.
“Me Sreçko Sofronijeviqin tonë, kur pjesëtarët e njësisë speciale Rosu e qëlluan gjatë aksionit në veri më 13 tetor. Srećko është ende duke u rikuperuar nga plumbi që mori, por si të gjithë serbët e krahinës, ai është i qëndrueshëm dhe i qëndrueshëm ndaj të gjitha telasheve”, ka shkruar Petkoviq.
Ndonëse, me 13 tetor Policia e Kosovës në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, kishte filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshin disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri.
Aksioni i policisë dhe doganës së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra shkaktoi ngritje tensionesh në veri të Kosovës, pasi banorët lokalë po kundërshtonin aksionin e policisë antikontrabandë.