Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke kontestuar demokracinë evropiane.
Ajo i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ana Bërnabiq.
”Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në @coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.
Serbia vazhdimisht përpiqet të pengojë integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike.