-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Beogradi ndanë në dy pjesë serbët e Kosovës, deklarohet Lista Serbe (Video)

Beogradi zyrtar si duket ka filluar të bëjë ndarje ndërmjet politikanëve serb në Kosovë.  Tre zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zv.kryeministri Branimir Stojanoviq, ministrat; Lubomir Mariq dhe Delibor Jevtiq sot në ora 12:00 kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, respektivisht me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Aleksandër Vuçiqit.
Mirëpo, për këtë takim nuk ishin në dijeni deputetët e Listës Serbe. Shefi i kësaj partie, Slavko Simiq, në një prononcim për “Indeksonline” thotë se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Beogradi për këtë takim.
Ai theksoi se sot kishin detyrë ta dorëzonin në Kushtetuese Ligjin e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, për gjigantin metalurgjik në Mitrovicë. “Nuk jam në dijeni. Puna ime sot ishte që ta dorëzojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.  Ndërsa kush ka shkuar prej vërtetë nuk e di”, ka thënë ai.
Ndryshe, në takimin në mes të zyrtarëve serb në Qeverinë e Kosovës  me Marko Gjuriqin është paralajmëruar se do të diskutohet rreth bojkotit në institucione si dhe për Ligjin e Trepçës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img