Ka shkuar në dy numri i të vrarëve në një shkollë fillore në Beograd nga një nxënës i klasës së shtatë.
Personi i dytë që mbeti e vrarë është mësuesja e shkollës fillore në Beograd, e cila vdiq në Qendrën Emergjente.
Përveç mësueses, i vrarë ka mbetur edhe roja e shkollës, ndërsa janë plagosur edhe pesë nxënës të tjerë, shkruan Tanjug.
I mituri dyshohet se krimin e kreu me armën e babait të tij, ndërsa është arrestuar nga policia./PrishtinaPress/