Site icon PrishtinaPress

Benzina bie për një cent, çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta

Çmimi i benzinës do të jetë më i ulët për 1 cent gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet tavan të karburanteve.

Ministria njofton se deri të premten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.78 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.72 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë.

Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz mbetet 0.78 euro për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Exit mobile version