Karim Benzema ishte protagonist i Real Madridit në fitoren e thellë ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.
Sulmuesi francez i realizoi dy gola, njëjtë si Vinicius Junior, ndërsa një tjetër e shtoi Eder Militao në “pushtimin” dhe përmbysjen e “Anfield Road”, ndërsa gola të pamjaftueshëm për “Reds” realizuan Darwin Nunez dhe Mohamed Salah.
E pas ndeshjes, Topi i Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e përshëndetur lojën e ekipit, ndërsa qysh tash po mendon për ndeshjen e kthimit.
“Çfarë nate. Mjaft krenar me ekipin. Shkojmë përpara. Shihemi në Bernabeu. Alhamdulillah. Hala Madrid”, ka shkruar përfaqësuesi i deridjeshëm francez.

Reali e bëri një hap përpara drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka krijuar një kapital prej tre golash para duelit të “Santiago Bernabeut”, që do të luhet kah mesi i muajit mars.
Edhe në këtë sezon, trupa e Carlo Ancelottit është njëra prej favoriteve kryesore për ta fituar trofeun e Championsit.