Site icon PrishtinaPress

Bënte video për Snapchat, i riu bie nga kati i katërt duke gjetur vdekjen (Video,+16)

Një i ri ra katër kate më poshtë duke gjetur vdekjen në një qendër tregtare në Singapor, ndërsa po përpiqej për të bërë një video të cilën deshi ta publikonte në mediat sociale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, imazhet e publikuara, të marra nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur Jonathan Chow, 17, kërcen mbi një pengesë qelqi mbi një parvaz, duke kërkuar një shok ta filmonte atë.

Por thuhet më tej, parvazi ishte i bërë nga një material i cili nuk mundi ta mbante peshën e tij, duke u “thyer”, kur ai u vendos mbi të.

I riu vdiq para syve të shoqes së tij, të cilën e kishte lutur t’i bënte një video për Snapchat.

Jonathan, i cili kishte studiuar në Australi, ishte kthyer në Singapor për të përfunduar shërbimin e tij kombëtar.

Mikja e tij, e quajtur Ruth, u ka thënë medieve të huaja: “Ne të dy menduam se parvazi është bërë prej betonit, por kur ai u hodh, ai ra përmes tij”.

https://youtu.be/BHWAMyKQXcs

Exit mobile version