Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kundërvajtësit janë hasur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, të cilët ishin duke zhvilluar gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga 500 euro, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej 12 muajsh”, thuhet në njoftim.