Site icon PrishtinaPress

Beniada Nishani e dashuruar: Kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas

Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Këtë fakt e konfirmoi vetë modelja, në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Modelja thotë se e ndjen vetën me fat. “Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.

Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.
Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.

Exit mobile version