“Veç po na mungoni”. Kështu është shprehur sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke iu drejtuar Britanisë së Madhe, dhe duke treguar për shtypin letrën që mori, në të cilën Londra njoftoi fillimin e Brexit-it.
“Nuk ka asnjë arsye për t’u dukur sikur kjo është një ditë e lumtur, as për Brukselin as për Londrën”, tha Tusk me anë të një deklaratë të shkurtër në Bruksel.
”Pothuajse gjysma e britanikëve kanë votuar për të qendruar në Bashkimin Evropian më 23 qershor”, theksoi ai, përcjell Atsh.