Një 35-vjeçar ka kryer vetëvrasje nga kati i tetë i banesës në Ferizaj në pasditen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani , një person ka rënë në tokë nga kati i 8-të nga një banesë. Personi ,mashkull, i moshës rreth 35 vjecar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se éshtë gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, njoftoi Veseli.
Ai bëri me dije se policia po realizojnë hetime të mëtutjeshme për vdekjen e të ndjerit.