2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ben Blushi: E vetmja rrugë që Kosova të shpëtoj nga kjo, është bashkimi me Shqipërinë

Ish-deputeti shqiptar, Ben Blushi në promovimin e librit të tij “Komploti” ka komentuar politikën në Kosovë, duke parashikuar një të ardhme jo të mirë për vendin.
Në Radio Dukagjini, Blushi teksa flet për librin e tij thotë nder tjera thotë se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ose do të ndodhë Ukranizimi i Kosovës.

“E vetmja rrugë që Kosova të shpëtoj nga kjo, është bashkimi me Shqipërinë. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në sferën globale, Rusia, Amerika. Këto të dyja krijojnë shumë konflikte, nëse këto të dyja nuk do të ishin në kaq konflikt me njëra-tjetrën nuk ndoshta nuk do të kishte konflikt në veriun e Kosovës, ndoshta nuk do të kishte konflikt në Izrael apo Ukrainë”, është shprehur ai.

Blushi ka shtuar se kështu bota do të ishte më e qetë, dhe se Rusia mendon se Kosova duhet t’i takojë Serbisë, e Amerika mendon se Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Bota do të ishte shumë më e qetë. Këto nuk kanë marrëveshje. Rusia mendon që Kosova duhet t’i takojë Serbisë, Amerika mendon që Kosova duhet të jetë e pavarur. Nëse gjejnë pas 10 vjetësh këto të dyja një marrëveshje, e ajo marrëveshje është në dëm të Kosova, çfarë do të ndodh? E vetmja rrugë është që partitë në Kosovë të mos negociojnë më për targat por për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse ndodh kjo, nuk ka kthim mbrapa, por nëse vazhdon Kosova kështu, veriu i është i rrezikuar”, është shprehur Blushi.

Ai ka thënë se ukrainizimi i Kosovës nuk është i pamundur dhe nuk është i përjashtuar me metodat dhe fuqinë që ka Kosova sot

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img