3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Bëma djalin noter”, deklarata e Haxhiut që tenton ta paraqes Qeverinë Kurti të pastër nga punësimet nepotiste

Ndonëse nëpër ndërmarrje publike ka pasur një sërë raportimesh për punësime në baza nepotiste, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka tentuar ta paraqesë Qeverinë Kurti si ekzekutiv me punësime në nivel meritor. Një deklaratë e saj në Këshillin e Përgjithshëm të VV’së ka marrë vëmendje dje.

Edhe te ne janë përpjekë me na thanë, këqyr bëma djalin noter, këqyre na kanë ardhë me dosje në zyre, ne i kemi thënë largohuni sepse nuk është mënyra se si funksionojmë kështu”, deklaroi dje ministrja në këshill, shkruan Insajderi.

Videoja është shpërndarë nga Përparim Gruda i PDK’së, i cili e ka quajtur skandaloze faktin që ministrja s’i ka raportuar këto raste në prokurori.

“Skandaloze! Ministrja Haxhiu nuk i ka raportuar këto raste në prokurori, duke treguar qartë se nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të adresuar shkelje të tilla. Kur ajo nuk arrin të kuptojë një detyrim kaq elementar, si mund të presim që të udhëheqë suksesshëm reformat në sistemin e drejtësisë?”, ka deklaruar ndër të tjera Gruda. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img