Site icon PrishtinaPress

Belotti-Chelsea, vjen vendimi nga Torino

Chelsea tashmë ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, “Blutë e Londrës” kanë ofruar 59 milionë euro për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, por që është refuzuar menjëherë nga klubi italian.

Por, Chelsea nuk do të heqë dorë dhe raportohet se shumë shpejt do të përmirësojnë ofertën e tyre.

Reprezentuesi italian është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon dhe klauzola e tij është 100 milionë euro për gjitha klubet që duan shërbimet e 23 vjeçarit.

Exit mobile version