Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, “Blutë e Londrës” kanë ofruar 59 milionë euro për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, por që është refuzuar menjëherë nga klubi italian.
Por, Chelsea nuk do të heqë dorë dhe raportohet se shumë shpejt do të përmirësojnë ofertën e tyre.
Reprezentuesi italian është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon dhe klauzola e tij është 100 milionë euro për gjitha klubet që duan shërbimet e 23 vjeçarit.