16.4 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Bellingham thotë se u ndje ‘si Cristiano Ronaldo’ kur shënoi golin akrobatik për Anglinë në EURO 2024

Ylli i Anglisë dhe Real Madridit, Jude Bellingham, e ka krahasuar golin e tij kundër Sllovakisë me realizimin ikonik të Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit, por ishte i vetdijshëm që goli i tij nuk ishte aq i mirë sa i 39-vjeçarit.

Anglia dukej se do të eliminohej prej Euro 2024 nga Sllovakia, vetëm me golin akrobatik të lojtarit të Real Madridit në minutën e 95-të për të shpëtuar ekipin e tij dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Goli me kokë i Harry Kane vulosi fitoren ndërsa Tre Luanët kaluan në çerekfinale. Bellingham ka thënë që atëherë se ndihej si legjenda e Mbretërve, Ronaldo – i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Real Madridin kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018. Megjithatë, 21-vjeçari ndjeu se realizimi i 39-vjeçarit ishte më e mirë se i tij.
Jude Bellingham Cristiano Ronaldo gol me goditje nga lart

Ai për Diary Room në kanalet e mediave sociale të Anglisë, tha: “Ishte me të vërtetë instinkt më shumë se çdo gjë, ra në vendin e përsosur, topi ishte pak pas meje. Kur isha në ajër mendova ‘Zoti im, unë jam dy metra nga toka, dhe më dukej si Cristiano Ronaldo’, por e shikova përsëri dhe e pash që kisha një krah në tokë, kështu që nuk ishte shumë akrobatike! Por unë mendoj se ishte një kontakt i bukur dhe kur u ktheva në tokë dhe sapo e pashë atë top duke shkuar në rrjetë, mendova ‘Oh im Zot’; ishte padyshim një nga momentet më të rëndësishme dhe më të paharrueshme të karrierës sime deri më tani.”

Ndërsa Bellingham e shpëtoi nga turpërimi Anglinë, lojtarët e Gareth Southgate do të duhet të përmirësohen shumë nëse duan të kalojnë më tej në këtë turne. Vetë Bellingham pati një shfaqje jo të mirë deri në momentin e tij të magjisë dhe nëse do të duan të mundin Zvicrën në 1/4 e finales, ish-ylli i Borussia Dortmundit gjithashtu do të duhet të rrisë nivelin e tij.
Jude Bellingham Angli Euro 2024

Kombëtarja e Bellinghamit do të përballet me Zvicrën në Merkul Spiel-Arena në Dusseldorf të shtunën në mbrëmje. Nëse e fitojnë atë ndeshje, ata do të përballen ose me Holandën ose me Turqinë në gjysmëfinale të Evropianit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img